Kongresi Rinor Kombëtar është një organizatë që synon të përfaqësojë dhe rrjetëzojë interesat dhe nevojat e të rinjve duke siguruar përfshirjen aktive të të rinjve në vendimmarrje e të gjitha niveleve. Të rinjtë shqiptarë të grupuar në forume politike apo organiziata të shoqërisë civile u bënë pjesë e konsultimit dhe hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015 - 2020, i cili më pas u miratua nga qeveria me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 383,datë 6 maj 2015. Ky dokument ka shërbyer si baza e vetmte ligjore për adresimin e problematikave ligjore dhe zgjidhjen e tyre referuar objektivave të vendosura në këtë plan, në harmoni edhe me Strategjinë e Bashkimit Europian për Rininë. Nisma “Drejt një dialogu më efektiv”, e ndërmarrë nga Kongresi Rinor Kombëtar, me mbështetjen e Fondacionit gjerman Konrad Adenauer dhe bashkëpunimin e rrjetit të organizatave partnere synon të ofrojë një pasqyrim transparent dhe objektiv të politikave rinore të ndërmarra nga qeveria shqiptare përgjatë vitit 2017 - 2018, duke analizuar punën e ministrive në raport edhe me objektivat e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë